top of page
Logo%2520AL_edited_edited.jpg
Gjëra për të cilat nuk flasim: Image

Dhimbje, traumë, frikë, gjykim, keqpërdorim, pa rrugëdalje, paranojë, pagjumësi, mospranim, qeshje e rreme, gjakosje, humbje oreksi, vozitje e shpejtë, dridhje nën jorgan, gëlltitje ilaçesh, vjellje në lavabo, soditje në bosh,lot nën syze, ikje, kruarje në dush, humbje fryme, ngecje në moment të jetës… 

A keni ndonjë tregim i cili ju rëndon dhe ju ndjek, dhe në ndërkohë akoma nuk keni mbledhur guximin t’ia tregoni dikujt?


“Wonderland Theatre” fillon me pregaditjet për shfaqen “Gjëra për të cilat nuk flasim” e cila do të jetë e bazuar në tregimet tona dhe tuaja personale të cilat i kemi shtypur brenda vetes dhe nuk kemi patur mundësi dhe guxim ti ndajmë më dikë. Dëshmitë/tregimet tuaja do të jenë inspirim për shfaqen tonë, ndërsa anonimiteti juaj do të jetë i garantuar. Teatri na bën të shohim thellë brenda vetes dhe ta ballafaqojmë shoqërinë me imazhin e vetë të shtrembëruar. 


Përmes shfaqes duam ti japim zë dhe fytyrë gjërave për të cilat nuk flasim dhe të motivojmë bisedë dhe ndryshim në shoqëri. Çdo tregim meriton të tregohet, çdo ngërç të çlirohet dhe çdo padrejtësi të adresohet. 


Me respekt "Wonderland Theatre".

Gjëra për të cilat nuk flasim: Testimonial Form
Financed by new-page-001.jpg
Gjëra për të cilat nuk flasim: Image
bottom of page